Në vitin 2011, ajo do të habiste të gjithë me fustanin e veshur në dasmën e motrës së saj të madhe, dukeshës së Cambridge dhe princit William, aq sa shtypi britanik nuk do t’i kursente akuzat dhe do të shprehej se Pippa dëshironte të ‘’vidhte’’ vëmendjen që meritonte dhe i takonte Kate Middleton. Sipas protokollit mbretëror, asnjë prej të ftuarve nuk duhet të vishet me të bardha përpos nuses, megjithatë Pippa zgjodhi të injoronte këtë detaj dhe të paraqitej në ë dasmën e Kate dhe William, me një fustan të bardhë që i theksonte linjat.
Por, mesa duket për vajzën e dytë të familjes Middleton tashmë është kthyer në një lloj ‘’tradite’’ që të krijojë bujë në të gjithë dasmat mbretërore ku është e ftuar. Fustani i veshur ditën e djeshme në dasmën e Meghan Markle dhe princit Harry nuk është mirëpritur nga publiku, të cilët e kanë konsideruar të padenjë në komentet e ndryshme në rrjete sociale, duke iu referuar rëndësisë së ceremonisë ku po merrte pjesë, dhe nuk kanë nguruar ta krahasojnë me çajin e ftohtë me xhinseng dhe mjaltë, Arizona Iced Tea. Fustani i Pippa-s, i përket koleksionit ”Hepburn” të shtëpisë së modësh ”The Fold” dhe mund ta blini për vetëm 413 paundë. Neve na duket krahasim i goditur, po ju ç’mendoni?/Burimi ”THE SUN”