Fustani i fejesës së Armina Mevlanit, mbart një mesazh të fshehtë!

Showbiz

armina givenchy

Ditën e djeshme, blogerja e njohur Armina Mevlani zhvilloi ceremoninë zyrtare të fejesës së saj me Shkëlzen Berishën. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan Dolce& Gabbana, detajet e së cilit i zbuloi më pas në një InstaStory.Fustani me motiv lulesh, nuk është zgjedhur vetëm për bukurinë dhe delikatesën që shfaq. Nëse vini re me kujdes foton e saj, lulet në copën e fustanit janë lule bozhuri, ose siç njihen në disa zona thjesht me emrin bozhure.

 640 0 5bc45e370d2f9

Këto lule, simbolizojnë jetëgjatësinë, njihen si lulet e gjakut, bashkimit dhe vazhdimësisë. Në disa vende, petalet e tyre përdoren për t’u mbrojtur nga syri i keq si dhe konsiderohen të sjellin mirëqënie dhe gëzim. Pra, fustani i Arminës, jo vetëm që e bëri atë të dukej si një princeshë e vërtetë, por paska mbajtur në pëlhurën e tij gjithë këto mesazhe.

 640 0 5bc45e34a143a