Furkan Andiç dhe Aybüke Pusat në një romancë?

Showbiz

Në vitin 2019 pati pretendime për një romancë mes Furkan Andıç, aktorit i cili aktualisht takohet me publikun e Tring si personazhi i Sinanit në serialin “Hakmarrje e ëmbël” dhe aktores Aybyke Pusat me të cilën ai kishte ndarë sheshxhirimin në një projekt të përbasahkët kohë më parë.Për shumë kohë fotogtrafitë e tyre me buzëqeshje të sinqerta e shikime të ngrohta u bënë virale edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, vazhdimisht në intervistat e tyre, dyshja e emrave të njohur të serialeve, i kanë hedhur poshtë këto pretendime me argumentin se mes tyre zë vend vetëm miqësia e mirë.

Së fundmi, dy aktrorët janë parë sërish së bashku gati për të ndjekur një shfaqje teatrore. Ata ishin të shoqëruar nga një grup miqsh e kolegësh, dhe gazetarët nuk kanë humbur rastin të pyesin për raportin e tyre, por këtë herë pyetjet e bëra kanë ngelur pa përgjigje.