Fshiu tatuazhin me fytyrën e saj, ja si e tradhëtoj Noizy-n vajza që i rrëmbeu zemrën…

Showbiz

auto Noizy dhe ish gruaja e tij1484693288 1

Sot është 30 vjeç dhe ka kaluar shumë eksperienca me femra, por nëse dikush e pyet për dashurinë e jetës, ai me siguri do të përmendë atë në moshën e adoleshencës, me një vajzë 4 vite më të madhe. Lidhja e tij e dashurisë me nënën e vajzës Leandra, mund të konsiderohet dashuria e vërtetë për reperin, Rigels Rajku (Noizy-n). Fëmija që sollën në jetë, këtë vit feston dhjetëvjetorin, por reperi tashmë i famshëm u njoh me nënën e vajzës së tij para se të festonte 20-vjetorin, pikërisht në moshën e adoleshencës.

Ajo ishte një vajzë simpatike nga Shqipëria, me të cilën ra në dashuri dhe shumë shpejt u bë baba. Iu rikthyem kësaj historie për faktin se vetëm pak ditë më parë, Noizy fshiu nga trupi i tij tatuazhin me portretin e ish-partneres, duke e zëvendësuar me një mikrofon dhe me një kurorë. Mediat e lidhën këtë fakt me lajmin se Noizy është në prag fejese me një tjetër vajzë shqiptare që jeton në Francë, por vetë reperi e përgënjeshtroi lajmin, duke sqaruar në Instagram se në gjithë këtë histori nuk ka diç- ka të vërtetë.

Edhe pas kthimit nga Anglia, periudhë që ka të bëjë me nisjen e një cikli të ri jete për këngëtarin, që u pasua nga fama, jeta e shfrenuar dhe paratë, asnjë vajzë nga ato që ai njohu në këto vite nuk e zuri dot vendin e asaj të parës, që pati lidhje para famës. Sipas miqve të afërt të këngëtarit, vajza me tipare të thjeshta dhe asgjë bombastike në pamjen e saj, i kishte mbetur fiksim Noizy-t, për faktin edhe se ajo e kishte tradhtuar kur ishin bashkë. Sipas tyre, jo vetëm që e kishte tradhtuar, po dhe ia kishte pohuar vetë këtë fakt duke e lënduar edhe më shumë. Pavarësisht të gjithave, Noizy nuk mund ta harronte atë që ai e quante në biseda dhe intervista thjesht “mami i vajzës”, duke vendosur ta pikturonte por tretin e saj tatuazh në krah.

 

Nuk dihet nëse tani ai do të ketë mundur ta hedhë pas krahëve totalisht atë histori dashurie, që ishte e para dhe më e forta e jetës së tij. Edhe pse ai u kthye në Shqipëri, marrëdhënia me vajzën ka qenë shumë e ngushtë, madje ai i dedikoi asaj një nga këngët më të bukura e prekëse, me fjalët e babait të përmalluar, “Noku i vogël”. Reperi, përveç shumë i suksesshëm në muzikë, është një baba i përkushtuar, pasi i shkurton shpesh distancat mes Tiranës dhe Londrës, për të takuar Leandrën 10-vjeçare, e cila jeton me nënën e saj në kryeqytetin anglez.

 

Reperi Noizy, që ka pas vetes një karrierë si boksier i “streefight” në adoleshencën e tij në Angli, tashmë ka shumë këngë hit-e në tregun muzikor shqiptar, dhe cilësohet si një nga reperat më të mirë. Por me kthimin në Tiranë, ndërtimin e një apartamenti luksoz në Durrës, ku ka dhe biznesin e tij (një lokal familjar), jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput krahasuar me jetën në Angli. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë ai, pasi në një intervistë të para shumë viteve dhënë për gazetën “Panorama”, deklaroi se jeta e tij ka qenë si nëpër filma. ”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi.

Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane, pasi ka ndjekur klipet e mia në YouTube është intriguar, duke realizuar një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij”, është shprehur Noizy në një nga intervistat e tij. Pikërisht në atë kohë erdhi në jetë vajza nga bashkëjetesa e tij para të 20-tave, gjatë kohës që qëndroi në Angli, ku ai kujton dy ekstreme, dashurinë e çmendur për mamin e Leandrës dhe ndeshjet në boksin e rrugës. Po cila ishte e shkuara e këngëtarit të muzikës hiphop?

 

Ai ishte 11 vjeç, kur familja e tij la Shqipërinë në vitin 1997 dhe u vendos në Londër, në Wooldwhich, një nga zonat ghetto më të rrezikshme në Londër. Noizy ishte i suksesshëm në “streetfight” ku ai u shpall kampion i Londrës, me 15 ndeshje e 15 fitore. Në vitin 2008 lidhi një kontratë me “ZIG ZAG” on records, në të cilën u realizuan superhitet “O.T.R me zemër”, “Jena mbretër” & “Histori e gjatë” . Albumi i parë i Noizy-t “Pak më ndryshe” zgjati gati 1 vit të plotë për t’u realizuar në mënyrë shumë profesionale, për t’u pasur nga shumë hit-e më vonë. Noizy njihet për miqësitë me VIP-at, si Blerim Destani, MC Kresha, Duda etj.

Por kur bëhet fjalë për armiqtë, ai pothuajse në çdo këngë të tij fyen këngëtarët e “Babastars”, me të cilët është përleshur edhe fizikisht në Zyrih të Zvicrës, konflikt që arriti kulmin vitin e kaluar në Prishtinë. Sa për historitë me femra, ai ka deklaruar në intervista se pas ndarjes nga femra që dashuroi, ai numëron eksperienca me mbi 100 femra në jetën e tij.

 

Burimi: dailynews.al