Vera po afron dhe me siguri të gjitha vajzat e reja janë duke u mundura të heqin disa nga kilet e tepërta për t’u dukur perfekt gjatë pushimeve. Femrat e njohura kthehen shpesh në burim frymëzimi për vajzat e thjeshta. Këtë herë sugjerimi ynë për ju është këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur ndryshe si Kida. Me siguri shumë e njihni nga hitet që publikon dhe sukseset e njëpasnjëshme. Ajo nuk është një nga vajzat që trupin e saj e nxjerr zbuluar dhe e reklamon, por më së shumti njihet për stilin e veçantë në veshje. Nëse nuk e keni vënë re Kida është një adhuruese e palestrës, pavarësisht se nuk e tregon shpesh.
Mjafton të shohësh disa nga fotot e saj dhe barku i sheshtë apo trupi i rregullt zbulojnë shumë për pasionin e saj dhe stërvitjen e rregullt. Sigurisht përzgjedhja e ushqimit të mirë ruan format me kalimin e kohës, por Kida është një shembull për tu ndjekur.