Zaimina Vasjari dhe ish banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, janë arratisur për pushime në Dubai. Ende nuk dihet nëse kanë shkuar vetëm apo me të dashurit respektivë, pasi deri tani kanë postuar foto vetëm, duke ekspozuar linjat seksi.
Dy bukuroshet u miqësuan pasi Zaimina hapi dyqanin e saj të fustaneve për evente, për ekspozimin e të cilave ftoi Françeskën si modele.
Duket se bashkëpunimi u pëlqeu vajzave, të cilat e thelluan shoqërinë me udhëtime luksoze e shpenzime marramendëse jashtë një bashkëpunimi formal.