“Framing Britney Spears”; Dokumentari i cili tregoi të vërtetën rreth Britney-t

Showbiz

‘Framing Britney Spears’ është dokumentari më i ri dedikuar këngëtares me famë botërore dhe jetës së saj me problematika që e kanë shoqëruar që prej fillesave të karrierës. Paa lëvizjes mediatike dhe virtuale #freebritney, ky dokumentar i realizuar nga ‘New York Times’ hedh dritë në shumë momente delikate të këngëtares. Në qendër të tij është tema më e diskutuar e momentit, beteja ligjore e Britney me të atin për të marrë jetën e saj në dorë, pasi ai ka pasur në dorë financat, e ka kontrolluar jetës e saj për më shumë se një dekadë. Përpara se Spears të bëhej e njohur, babai i saj nuk ishte fare pjesë e jetës së këngëtares, por siç tregohet në filmimet e dokumentarit, sapo pa që bëhej fjalë për para, mori jetën e saj në dorë.

Dokumentari nis me jetën e këngëtares që kur ishte fëmijë e deri kur u kthye në ‘pop star’. Theksi vihet tek mënyra se si media trajtoi imazhin e saj, duke i dhënë korniza seksuale e shpesh herë duke e gjykuar e paragjykuar. Spears është bërë objekt për mediat dhe është pyetur për çdo gjë duke nisur nga trupi e deri tek virgjëria apo lidhjet romantike në mënyrën më të shëmtuar. Gjithë këto bënë të mundur që tabloidet të vinin në fokus çdo detaj të jetës së saj, ndërkohë që i ati pasurohej.

Përtej pamjeve të bukura të saj dhe gjithë ç’ka u përmend më lart, në ‘Framing Britney Spears’ janë publikuar disa pamje nga momentet më të rënda psikologjike të këngëtares, të cilat i përkasin 2007-ës dhe 2008-ës.