Jennifer Lauurence njoftoi para pak ditësh se do të tërhiqej përfundimisht nga aktrimi. Edhe pse fare e re në moshë, ajo është një ndër aktoret më të vlerësuara me çmime. Jennifer ka vendosur të fokusohet në sferën politike dhe të ndihmojë të rinjtë në këtë fushë.
Një detaj tjetër që ka ndikuar në këtë vendim është publikimi i disa fotove nudo. Ky lajm asokohe bëri bujë, pasi shumë personazheve publikë iu hack-ua telefoni dhe i nxorrën në rrjet gjërat e tyre private. Pas publikimit të tyre, aktorja tregon se ka përjetuar një fazë mbylljeje në vetvete dhe ka vuajtur nga ankthi. Ajo e konsideron këtë episod, pasojë të famës që ka marrë pikërisht nga rolet që ka luajtur.