Një foto e vajzës së Michael Jackson po i çmend fansat e këtij të fundit. Edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga ndarja nga jeta e Mbretit të Pop-it, në një foto të publikuar nga vajza e tij, 18-vjeçarja Paris Jackson në Instagram, fansat shprehen se kanë dalluar këngëtarin e ulur në sediljen e pasme.
Kaq është dashur që fansat e tij të fillojnë të besojnë se ai është gjallë, shumë prej të cilëve komentonin se prej kohësh kanë pasur bindjen se “Mbreti” është gjallë.
Por jo të gjithë duket se bien dakord me këtë teori, duke komentuar se nëse aty do të ishte me të vërtetë këngëtari i ndjerë, Paris Jackson nuk është aq budallaqe sa ta publikonte këtë foto. Në fakt aty mund të jetë i dashuri i Paris, ose thjesht kapelja e tij të cilën ai e mban veshur gjithmonë.