Neslihan Atagul ka disa kohë që nuk po shfaqet më në ekran. Komunikimi i saj i vetëm me ndjekësit dhe fansat është Instagrami, ndaj ajo nuk nguron të jetë aktive.
Atagul vendosi të publikonte një foto pa asnjë grimcë make-upi në fytyrë. Pas kësaj fotoje të gjithë vërshuan me komentet e tyre. Disa e pëlqyen dhe komplimentuan, ndërsa disa të tjerë ia hodhën poshtë pretendimet që është pa make up sepse sipas tyre ajo ka përdorur mjaftueshëm filtra për të mbuluar papërsosmëritë e saj…
