Fotoja e Jennifer Lopez pa grim po bën xhiron e rrjetit…

Showbiz

Para disa ditësh, Jennifer Lopez doli në pasarelë me fustanin ikonik të Versace të cilin e kishte veshur 25 vite më parë dhe u etiketua si një grua që s’di të plaket. Por ditët e fundit ajo është fotografuar në xhirimet e videoklipit të saj të fundit me Malumën, pa pikë grimi dhe me rrudhat e moshës në fytyrë, ashtu si çdo grua në të pesëdhjetat.
Me sa duket, ajo ka vendosur të mos u shpallë sfidë rrudhave, megjithatë mediat dhe njerëzit kanë shprehur habinë se si ka aq shumë rrudha në qafë, kur ajo ka postuar edhe foto të tjera natyrale dhe fytyra e qafa e saj s’duken kështu.