Fotoja e Familjes Mbretërore duke shoqëruar Princeshën Charlotte për në shkollë do të jetë gjëja më e ëmbël që do të shihni sot!

Showbiz

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dukeshin më se krenarë ndërsa dërguan vajzën e tyre, Princeshën Charlotte në ditën e saj të parë të shkollës. Katërvjeçarja po fillon shkollën në “Thomas Battersea”, duke iu bashkuar vëllait të saj të madh, Princit George, gjashtë vjeç, i cili po kalon në klasën e dytë dhe vijon mësimet po në këtë shkollë.

Vetëbesimi i Princeshës Charlotte bëri që ajo të buzëqeshë para kamerave, të cilat ishin të pranishme për ta fotografuar atë gjatë arritjes në shkollën private në Londër, ndërsa kishte veshur tashmë edhe uniformën e shkollës.
Vajza e vogël mbante shtrënguar dorën e mamasë së saj, Kate, ndërsa William ecte përkrah George-it.

Mbretërorët u takuan me Helen Haslem, drejtoreshën e shkollës së mesme, në hyrje të shkollës para se e vogla Charlotte të drejtohej për në klasën e parë.
Tarifat e Princit George dhe Princeshësh Charlotte për vitin e tyre shkollor janë 6,429 funte për vit, por ata do të paguajnë pak më pak për Charlotte, pasi ajo është fëmija i tyre i dytë. Pagesa për një fëmijë të dytë është 6,305 funte!