Demet Ozdemir dhe Can Yaman janë një ndër çiftet më simpatik të showbizit turk. Ata përfliten për çdo lëvizje që bëjnë dhe janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Ajo që i bëri këtë herë që ishin në vëmendjen e të gjithëve ishte fotoja e publikuar nga dasma e mikeshës së ngushtë të Demet. Ata duken shumë të dashuruar dhe shkëlqejnë të dy në foton e publikuar. Ndjekësit nuk i kanë rezistuar kësaj foto pa e komentuar dhe përveç tyre edhe portalet turke.