Asli Enver dhe Murat Boz janë një çift që tashmë e njohim të gjithë. Duket se ata kanë hedhur një hap tjetër në lidhjen e tyre dhe ne nuk kemi kuptuar asgjë. Në foton e fundit ku Asli është përballë detit duke shijuar perëndimin e diellit, në hijen e dorës arrijmë të dallojmë shumë mirë një unazë fejese.
Ajo dhe Murat kanë kaluar në një stad tjetër dhe këtë e kanë bërë të gjithën në heshtje. Megjithatë detaji në këtë foto nuk ka kaluar pa u vënë re sepse të gjithë “symprehtët” kanë filluar ta urojnë në komente!