Fotografia e parë me barkun e rrumbullakosur; Olta Gixhari tregon nurin që i ka sjellë shtatzënia

Showbiz

Fillimisht lajmi për shtatzëninë e aktores Olta Gixhari doli si një thashetem, derisa ajo publikoi një fotografi së bashku me bashkëshortin në Spanjë.

Tania jo ka konfirmuar lajmin e bukur me një foto tjetër në të cilën I duket dhe barku.

“Kush mund ta gjej ne cilin muaj te shtatzanise jam ? ”- shkruan aktorja, të cilës duket se shtatzënia i ka dhënë një nur të veçantë.

Ajo ende nuk e ka treguar se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është, ndaj po presim ta mësojmë sa më shpejt.

Që prej fillimit të karantinës, Olta u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj dhe i kaluan së bashku ditët e izolimit në shtëpi.