Pak kohë pas zyrtarizimit të fejesës, bukuroshja shqiptare do të kurorëzojë dashurinE me aktorin turk. Almeda Abazi dhe aktori i njohur Tolgahan Sayışman, kanë shpallur datën e martesës. Më 13 shkurt, ditën e ditëlindjes së saj të 25-t, Almeda do të veshë fustanin e nusërisë. Lajmi është publikuar nga mediat turke. En Magazin shkruan se kjo ditëlindje, me siguri do të jetë më e bukura për aktoren shqiptare, e cila do të festojë 25-vjetorin me fustanin e nusërisë. Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga kanë shijuar pushimet dimërore. Në disa postime në profilin e saj në Instagram, Almeda ka publikuar edhe foto dhe video duke shijuar borën.