Foto/ Viola Spiros i postojnë foto para e pas ndërhyrjes, shpërthen nëna e saj

Showbiz

violamami 550x434

Ndërkohë që Viola Spiro është duke shijuar pushimet në Itali me të dashurin e saj duket se xhelozët që ka lënë pas po bëjnë çmos për ti prishur humorin.

Mbrëmjen e djeshme ajo e ka parë vetën në faqen e njohur në Instagram, “Vipat e Bllokut”.

Në rastin në fjalë ish-prezantuesen e kanë “kryqëzuar” për një ndërhyrje të vogël tek pjesa e dhëmbëve. Ky postim nuk i ka pëlqyer aspak të ëmës së motrave Spiro dhe ka komentuar. Sipas saj kjo faqe nuk duhet të merret me vajzën e saj por me ato që kanë ndryshuar rrënjësisht.

hbrhrhtrhrhbrfbhr5ty5eg

Për më shumë lexoni atë çfarë zonja Brunilda ka shkruar:

“Lëreni rehat çupën time, vetëm dhëmbët ka rregulluar pak, mishin e dhëmbëve siç ia ka bërë Zoti dhe unë i ka përsëri dhe ju i bëni njerëzit me komplekse. Ju ia keni vënë në dukje këtë gje si defekt, kur në fakt aty e ka lezetin më shumë , te buzëqeshja e veçantë. E keni nxjerrë edhe herë tjetër këtë foto, pasi e kish postuar vetë çupa, pasi i kish rregulluar dhëmbët dhe e tha vetë. Ju nxirrni ato që kanë bërë vërtet meqë trumbetoni se jeni të vërtetë, por jo t’ bëni njerëzit me defekte ku nuk kanë. Po ju them diçka që më del nga zemra si nënë, mos e trazoni kot vajzën time se është si e ka bërë nëna, sepse nuk ka nevojë për asnjë ndërhyrje, se i keni rënë në qafë kot, nëse ka bërë, gjilpëra ju bëfshin, por meqë i bini në qafë kot, ju bëfshin juve gjilpëra, jo për plastikë, po ndryshe….Ato që ekzagjerohen i gjykoj edhe unë, por përsëri mendoj që kanë jetën e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i gjykojë, përveç vetes dhe Zotit. I kam rritur vajzat me besimin që Bota ka njerëz të mirë dhe duhet ta duan jetën, por shumë shpesh më shohin në sy dhe i shoh që i vuajnë pasojat e përpjekjeve që të jetojnë në këtë Botë, që është më shumë armiqësore sesa miqësore ditë pas dite. Dobësia është njerëzore, por ligësia duhet të largohet nga zemrat tona, prandaj më falni nëse mallkova, por njeri jam edhe unë, Zoti na faltë mua dhe juve!!!”