Në të gjithë botën, njihet tendenca e personazheve VIP për të krijuar histori dashurie më të tjerë personazhe të njohur, të cilët janë të aftë të kuptojnë botën e tyre dhe impenjimet që kanë në. Por duke qenë në një vende relativisht të vogël, është e natyrshme që ndonjëherë të njëjtët personazhe të kalojnë nga një VIP tej një tjetër. Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.
Liberta Spahiu- Getoar Selimi- Marina Vjollca
Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një nga më të komentuarat në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorja. Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është edhe bashkëshortja e tij.
Roza Lati- Stine- Ronela Hajati
Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura. Por, pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme këngëtaren Ronela Hajati. Megjithatë, thuhet se lidhja e tyre zgjati pak dhe që dyshja që prej ndarjes, ndërpreu çdo kontakt, ndryshe nga ç’ndodhi mes Stines dhe Rozës.
Dafina Zeqiri- Ledri Vula- Angela Martini
Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesionale ndaj dhe i dhanë fund marrëdhënies. Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Anxhela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull “100 probleme” ku këngëtari dhe modelja patën edhe disa skena hot. Por, pavarësisht nxehtësisë as kjo lidhje nuk zgjati shumë.
Dafina Zeqiri- Krenar Cocaj- Luana Vjollca
Lidhja me biznesmenin e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin. Por, dyshja i dha fund marrëdhënies vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatores Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmuar prej çiftit.
Samanta Karavella- Kreshnik Kasneci- Luana Vjollca
Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmenit nga Tirana Kreshnik Kasneci. Por, vetëm pak pas ndarjes nga këngëtarja, në vitin 2013, Kasneci përfundoi në krahët e Luana Vjollcës, e cila vetëm pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtarin Adrian Gaxha. Megjithatë, lidhja mes tyre nuk u konfirmua kurrë dhe nuk dihet sa ka zgjatur.
Einxhel Shkira- Bekim Balaj- Elita Rudi
Historia e saj me Bekim Balajn ishte si një trampolinë e vërtetë për në botën e showbizit. Por ndonëse dukeshin tepër të dashuruar, Einxheli dhe Bekimi u ndanë dhe futbollisti i njohur u përfol vetëm pak kohë më vonë për një lidhje me moderatoren Elita Rudi. Dyshja nuk e pranoi kurrë publikisht lidhjen, por detaje të shumta në rrjetet sociale e pohonin atë. Gjithësesi, edhe kjo lidhje nuk rezultoi jetëgjatë, pasi Elita tashmë është në një lidhje të lumtur me reperin Gjiko.
Anxhelina Hadërgjonaj- Fatmir Hysenbelliu- Angela Martini
Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu ishin vazhdimisht në faqet e mediave rozë, por lidhja e tyre e gjatë mori fund në vitin 2016, kohë kur Hysenbelliu u përfol për lidhjen e tij me modelen Anxhela Martini. Dyshja u pa disa herë së bashku në club-e e restorante edhe pse ata nuk pranuan kurrë publikisht se ishin bashkë. Anxhela Martini është lumturisht e martuar, kursë për Fatmirin njohur ndryshe si Oni Hysenbelliu nuk dihet asgjë.