Jeta e figurave publike dashur pa dashur shpesh herë bëhet pjesë e mediave, përderisa fansat shprehin interesimin për ngjarjet e tyre më të fundit në jetën private.
Getoar Selimi, është një nga reperët më aktiv të skenës dhe njëkohësisht ka qenë ndër më të pëlqyerit gjatë vitit 2016.
Lidhja e tij me Marina Vjollcën ka qenë shumë e komentuar nga fansat, gjersa larg syrit të mediave nuk ‘shpëtuan’ as prindërit e këngëtarit, pa qenë ndonjëherë pjesë e shkrimeve rozë, shkas i ekspozimit të tyre në rrjetet sociale.
Ka qenë së fundmi nëna e reperit, Florije Selimi e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook një fotografi, përmes së cilës ka falenderuar Zotin që ka dy djem shembullorë, të cilët nuk harrojnë asnjëherë që t’i bëjnë dhurata.
Geti i ka dhuruar mamasë së tij së fundmi një makinë të re të tipit “Audi A6”, vlera e së cilë arrin deri në 46 mijë euro.
“Falenderoj Zotin që kam dy djem si dy drita të syve të mi, dhe marr një dhuratë nga djali im Getoari”, shkruan ajo në statusin e fotografisë në Facebook.