“BonBon” është padiskutim një prej hiteve të vitit 2016. Era Istrefi ka arritur të depërtojë në muzikën ndërkombëtare dhe tani po shijon frytet e punës.
Pas Katy Perry-t, një tjetër artist i njohur si P. Diddy duket se pëlqyer këngën e shqiptares.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme ai ka shpërndarë në facebook këngën e Erës.
Publikimi i “Bonbon” në profilin e Diddy-t është pritur mirë nga fansat e tij, të cilët e krahasojnë me Rihanna-n. Një tjetër madje i kërkon Diddy-t që ta bëjë remix këngën e Erës, ndërsa fansat e tij shqiptarë e falënderojnë për publikimin e këngës.
Mirëpo nëse kontrollojmë sot të gjitha rrjete sociale të reperin nuk shohim asgjë gjurmë të këngës “Bonbon”. Kjo do të thotë se pas disa orësh ai e ka fshire ate.
Në Amerikë kjo praktikë është tepër e njohur. Artistët e mëdhenj paguhen për të shpërndarë qoftë edhe për pak orë këngë apo foto të artistëve të rinj. A ka ndodhur kjo gjë edhe për Era Istrefi?