Çifti i njohur, kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 5.5 vjeçare në një ceremoni në shtëpinë e tyre në Miami. Ceyda Ates dhe Bugra Toplusoy kishin bërë një zgjedhje të veçantë.
Ata kishin zgjedhur të shoqëroheshin gjithë kohën nga qenushat e tyre, të cilët gjithashtu i kishin veshur si nuse dhe dhëndër.Dasma e tyre kishte kohë që planifikohej, megjithatë deri tani, çifti kanë ndarë me ndjekësit vetëm disa foto ku shfaqen ata vetë.
Nëse kishte të ftuar apo sesi vazhdoi ceremonia, do e zbulojmë vetëm kur aktorja dhe partneri i saj të vendosin të tregojnë detajet e tjera të ceremonisë.