Forbes: 10 arsye pse Dua Lipa do të jetë pop yll – e nënta është epike

Showbiz

1257s3773031_n.jpg

Sipas revistës së famshme amerikane “Forbes” janë 10 arsye pse këngëtarja nga Kosova Dua Lipa mund të jetë ylli i ardhshëm në muzikën pop.

Më saktësisht gazetarja e biznesit të muzikës, Liv Buli ka bërë një analizë mbi suksesin e Duas në industrinë e muzikës, për të caktuar arsyet që e bëjnë atë një yll të mundshëm në këtë industri.

Arsyeja e parë që përmendet është emri i këngëtares nga Kosova që sipas gazetares është jo i lehtë për ta thënë pasi është në gjuhën angleze.

“Por sigurisht kjo e bënë atë më misterioze dhe interesante”, shkruan Forbes.
Arsyeja e dytë sipas Forbes është zhanri “dark pop” i Duas që e bënë atë të veçantë, ndërsa prania e saj e shtuar në rrjetet sociale renditet si arsyeja e tretë.

“Dua Lipa momentalisht është në listën e yjeve premtuese pasi në fund të vitit të kaluar mori shumë ndjekës në rrjete sociale dhe pati shumë këngë të reja. Lipa është bërë e pranishme në rrjete sociale njëjtë sikurse yjet e mëdha”, shkruan Forbes, raporton Insjaderi.

Sipas kalkulimeve të Forbes, revistë amerikane e biznesit, artisti premtues është ai që shton më 240 ndjekës në Instagram gjatë 6 muajve.

Artistët e kompletuar kanë më shumë se 5 mijë 700 ndjekës të ri në të njëjtën periudhë dhe sipas Forbes Lipa ka 10 herë më shumë ndjekës sesa artistët premtues.

“Që prej debutimit të saj në Pandora me 1 shkurt, Lipa është parë më shumë se 80 mijë herë teksa prania e saj në rrejte sociale është shtuar javë për javë.

Ndërsa në YouTube ka më shumë se 10 milionë shikime të videove të saja”, ka shkruar Forbes, duke dhënë edhe arsyen e katërt që sipas revistës ka të bëjë me fotografitë modeste dhe kreative të Lipës në Instagram ku ka 70 mijë ndjekës tashmë.

Arsyeja e pestë ka të bëjë me jetën e saj që lidhet me të qenit e pavarur. Forbes përmend faktin që Lipa si adoleshente ka jetuar në Prishtinë por më pas për karrierë ka udhëtuar e vetme drejt Londrës.

Arsyeja e gjashtë pse Lipa pritet “me dhezë” këtë vit sipas Forbes ka të bëjë me paraqitjet e saja në media të rëndësishme sikurse BBC me emisionin “Soound of 2016” ndërsa arsyeja e shtatë është fakti që Dua ka paraljmëruar albumin e saj të parë këtë vit.

Si arsye të tetë Forbes përmend faktin se Dua Lipa bënë pjesë në studiot muzikore në të cilat janë yje të njohura si Charlie XCX, Ed Sheeran e Weeknd flet për një prani të këngëtares në industrinë e fuqishme të muzikës.

Ndërsa arsyeja e 9-të është më interesantja. “Ajo është më ‘cool’ sesa Lana Del Rey. Lipa është krahasuar shumë me Lana Del Rey ndoshta për shkak se të dyja kanë të njëjtin menaxher”, shkruan Forbes.

E, dhejta arsye, është veshja e Lipës në videon e fundit që sipas Forbes tregon për një stil unik të këngëtares që e kanë vetëm yjet e pop muzikës.

12717s7382_n.jpg

10s9206771337_n.jpg