Florjan Binaj është një nga aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë. Padyshim që është edhe ‘polici’ më i famshëm në Shqipëri!
Ai ishte i ftuari i javës në emisionin “Treshat” që transmetohet në platformën Tring. Donaldi,Bora dhe Romeo arritën t’i zbulonin Florianit shumë gjëra që në nuk i dinim më parë.
Fillimisht duke qenë në startin e vitit të ri akademik, e pyetën për ndonjë histori të bukur nga gjimnazi apo 8-vjeçarja dhe një person çamarrok si ai patjetër që ka pasur plot të tilla. Florjani tregoi se gjatë periudhës që ka studiuar pikturë në Liceun e Tiranës, nuk i bënin përshtypje vajzat e pikturës por ato të muzikës. Ato ishin më të mbajtura dhe për t’i rënë në sy ai përdorte shikimet ose gjërat materiale për të cilat kishte shpenzuar atë ditë, si për shembull “2 byrekë”.
Historitë e tij shkaktuan mjaft të qeshura, por në makinën e së vërtetës dolën edhe “të fshehtat” e tij. I pyetur nëse në ambientin e punës e dinin rrogën e njeri tjetrit, ai e mohoi të dinte gjë edhe pse makina e konsideroi këtë një gënjeshtër. Aktori tha se nëse do dinin rrogën e njeri tjetrit do binte produktiviteti dhe kimia ndërmjet tyre.
Treshat mund t’i ndiqni çdo të enjte dhe të premte në Smile dhe Vizion Plus, ora 20:00. Për të parë intervistën e plotë klikoni videon më poshtë: