Moderatorja e njohur Floriana Garo prej disa kohësh jeton në Gjenevë me bashkëshortin dhe vogëlushen, Adia. Floriana ka folur për jetën e re në Gjenevë dhe vështirësitë që ka pasur të mësohej fillimisht.“Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet i ri. Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjesht do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, -ka thënë Floriana.
Po ashtu, ajo ka treguar për njohjen me bashkëshortin dhe për planet e së ardhmes. Moderatorja ka zbuluar se vitin e ardhshëm, ajo dhe bashkëshorti i saj, Enisi, do të organizojnë një dasmë në Shqipëri. “Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë që vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë”, -ka përfunduar ajo.