Floriana Garo i rikthehet formave perfekte, vetëm një muaj pas lindjes!

Showbiz

garo1
Në muajin mars, moderatorja Floriana Garo solli në jetë nga martesa me avokatin Enis Daci, vajzën e quajtur Adia. Lajmin e bukur Floriana e dha nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku na tregoi emocionet e përjetuara. Që pas lindjes së vajzës Floriana është munduar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe ka rralluar fotot në rrjetet sociale por kur poston tërheq vëmendjen e të gjithëve.

floriana nje muaj
Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet një muaj pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer. Pavarësisht fryrjeve të shtatzënisë, lodhjes që po kalon me rritjen e vajzës, moderatorja ja ka dalë më së miri të rikthejë format e saj trupore në kaq pak kohë.