Florian Mumajesi ‘plas’ në deklaratën e tij të fundit!

Showbiz

 

glorimuja

Florian Mumajesi në daljen e tij të fundit publike për lançimin e këngës “Plas” i është kërkuar të bëjë një intervistë me vetveten. Ai e mirëpriti këtë ide dhe gjatë intervistës iu përgjigj të gjitha pyetjeve për lajmet që kanë qarkulluar së fundmi nëpër portale. Ai mohoi shtatëzaninë e pornostares që u fol të kishte pasur lidhje me Florin, mohoi të kishte probleme me mëlçine dhe më e rëndësishmja mohoi që këngët e tij i dedikohen asaj që ne mendojmë se i dedikohen, pra Elvana Gjatës. Madje ai ka deklaruar se ka dashuruar vetëm një herë dhe dashuria e tij nuk ka patur lidhje me showbiz-in. Mos ndoshta vallë kjo deklaratë dhe titulli i këngës “Plas” janë dedikim për ato që “ mendojnë” se Flori i ka dashur?

flori-728x430.jpg