Flori pati një shkëputje të përkohshme nga rrjetet sociale dhe kjo gjë ngriti shumë aludime se cilat mund të ishin arsyet. Ai shpjegoi gjithçka për fansat dhe admiruesit, e tashmë është rikthyer dhe tregohet tejet aktiv . Pas lançimit të dy këngëve të mrekullueshmë “Ja ke bo vetes” dhe “Plas” ai na tregon edhe me kë e ka festuar suksesin e këtyre dy këngëve. Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ai zbulon “bukuroshen” që e pret plot me mall sapo Flori hap derën. Këngëtari na prezantoi me qenushen e tij, të cilën e përkëdhel me shumë dashuri, madje e ka pagëzuar me pseudonomin “mace”.