Kantautori i njohur Flori Mumajesi është mjaft i dashur për publikun dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave.
Ndërsa për jetën sentimentale është përfolur shpesh apo për lidhjet e tij, sa i takon familjes është treguar i rezervuar.
Ai ka prezantuar motrën e tij Elona, e cila kishte ditëlindjen.
Flori ka ndarë me ndjekësit disa fotografi me të motrën në momente të ndryshme mes tyre, duke treguar kështu se ka një lidhje speciale me të.
“21 vite që nuk janë pak… ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-tjetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, shkruan Flori.