Flori Mumajesi ndan një mesazh motivues në këto ditë të vështira

Showbiz

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi i është bashkuar thirrjeve të ndryshme nga personazhet e njohur gjatë këtyre ditëve të vështira në vend.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij një video me një mesazh special, ku ka theksuar se populli shqiptar është mjaft i fortë.

“Të bashkuar. Kam krijuar këngë nga shpirti, por kjo ka qenë e krijuar me shpirt prej vitesh. Qëllimi? Jo vetëm të argëtojmë e të ndryshojmë standartet e programeve muzikore dhe argëtues.

Por sigurisht të ndajmë me të gjithë mesazhe të tilla, krijuar nga shpirti në shpirt”, ka shkruar Mumajesi krah postimit të fundit në rrjetet sociale.