Prilli ishte muaji i fundit që Flori kishte publikuar në llogarinë e tij të Instagram . Kjo heshtje e tij u komentua nga të gjithë si probleme financiare për shkak të mbylljes së aktiviteteve dhe gjëra të tjera që Flori nuk na i konfirmoi asnjëherë.
Pritja që Flori të bëhej “i gjallë” mori fund. Dje ai ka publikuar në Instagramin e tij ku i falenderon të gjithë ndjekësit për interesimin e vazhdueshëm gjatë këtyre muajve. Ai e mbylli videon duke dhënë një super lajm për të gjithë, do të jetë përsëri pjesë e muzikës shqiptare si fizikisht dhe me muzikën e tij. Ky ishte lajmi më i bukur për të gjithë ata që e pëlqejnë dhe i ka munguar muzika e tij…
View this post on Instagram