Bashkëpunimin midis Flor Mumajesit dhe Getoar Selimit, e kanë pritur të gjithë me padurim. Ishte një nga projektet që të gjithë ishin kuriozë dhe e prisnin prej kohësh madje. Megjithatë, dy këngëtarët më në fund kanë vendosur të na sjellin hitin tonë veror. Kënga e sapo publikuar quhet “Dashni me raki”. Një këngë ritmike, e cila nuk i ka zhgënjyer fansat e dy artistëve. Megjithatë, ka një detaj brenda këngës.
Getoari këndon një pjesë nga kënga e famshme e Nexhmie Pagarushës, “E dehur jam”, këngë me të cilën Era Istrefi u bë e njohur në tregun muzikor duke e sjellë në një variant më modern. Ndryshe nga Era, Getoari ka përmendur thjesht një pjesë të tekstit dhe nuk ka përpunuar të gjithë këngën. Ai thotë “I dehun jam, këmbët s’më mbajnë.” Mos ndoshta djemtë po fillojnë hap pas hapi të bëjnë të njejtin rrugëtim si Era? Kjo ngelet për t’u parë…