Flokët e Oscars mund t’i bëni edhe vetë

Showbiz

fk-780x439.jpg

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë duket se po thjeshtohen gjërat përsa i përket pamjes së jashtme. Sfilatat janë thjeshtuar, moda e rrugës është thjeshtuar e tani madje edhe ai që konsiderohet si tapeti i kuq më i rëndësishëm i vitit, ai i çmimeve Oscar, duket se është bërë më i thjeshtë se kurrë. Madje aq sa pamjet e disa prej personazheve më të famshëm, kushdo mund ta krijojë edhe vetë në shtëpi.

Kjo vlen gjithnjë e më tepër për flokët, pasi këtë vit, në tapetin e kuq janë parë disa prej modeleve më të thjeshta ku dominonin ondet natyrale stil valë deti si dhe kapjet e thjeshta, shumë larg modeleve pomopze që jemi mësuar të shohim vitet e mëparshme. Shikoni galerinë.

Olivia-Wilde.jpg

Olivia Wilde
Gërshet kurorë i kapur pas në një topuz

Jennifer-Lawrence.jpg

Jennifer Lawrence
Bob i lëmuar

Margot-Robbie.jpg

Margot Robbie
Onde natyrale

Alicia-Vikander.jpg

Alicia Vikander
Gjysmë-topuz me onde natyrale

Rooney-Mara.jpg

Rooney Mara
Mini topuzë të shtrënguar