Flet për herë të parë gruaja me të cilën supozohet se Alex tradhëtoi J.Lo!

Showbiz

j trht
Vetëm një ditë pasi Jennifer Lopez mori propozimin nga i dashuri Alex Rodriguez, Sportisti Jose Canseco akuzoi publikisht Alex se ky i fundit e tradhëton vazhdimisht Jennifer me ish-gruan e Jose, Jessica. Sportisti madje u shpreh se ishte aq i bindur për tradhëtinë e Alex sa ishte gati t’i nënshtrohej makinës së të vërtetës.Tradhëtia e supozuar ka qenë në qendër meiaave të huaja gjatë gjithë javës, ndërsa vetëm disa orë më parë, ka reaguar për herë të parë gruaja me të cilën Alex u akuzua se ka tradhëtuar Jennifer.

Jennifer Lopez Alex Rodriguez

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Jessica ka mohuar gjithçka duke pranuar se të paktën 5 vitet e fundit ajo as që është takuar me Alex.“Ato akuzat false që ka bërë Jose nuk janë aspak të vërteta. E njoh Alex prej shumë vitesh, por kam rreth pesë vite që nuk e kam takuar. Dhe sigurisht nuk kam fjetur me të. I kam të dy miq, si Alex ashtu edhe Jennifer. Sa për Jose-në, ai mund të vazhdojë të luajë me shokët e tij Alienë”; ka shkruar ish-gruaja e Jose në llogarinë e saj në Twitter.