U përfol shumë në mediat turke pëlqimi që Ozcan Deniz, ish i dashuri i Fahriye Evcen kishte bërë në fotot e saj. Mediat shkruanin se me këtë gjest ai donte të merrte sërisht vemëndjen e aktores bukuroshe. (Lexo lajmin e plotë këtu)
Ndërkohë, në një deklaratë të tij, aktori ka treguar se e vërteta është ndryshe. “Fotografia e Fahrijes është pëlqyer gabimisht nga profili im. E vërteta është se nipi im 6 vjeçar po luante me celularin tim dhe pa e kuptuar është futur në llogarinë time në instagram. Ai ka klikuar tek “Discover” duke i dhënë më pas pëlqej fotot së Fahrijes. Kjo është e vërteta. E di që ajo dhe Burak janë në prag të martesës dhe nuk jam armik i tyre, përkundrazi i uroj më të mirën” – ka thënë Ozcan.