Flaka Krelani rikthen look-un e guximshëm, si dikur…

Showbiz

krelaniflaka

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka treguar gjithmonë se di si të guxojë me ‘look-un’ gjatë gjithë viteve të karrierës së saj. Ajo ka publikuar së fundmi një foto në ‘Instagram’ ku zbulon modelin e ri të flokëve të saj, ku pjesa prapa e kokës është totalisht e qethur. Bëhet fjalë për një model i cili u kthye në trend shumë vite më parë dhe mesa duket, Flaka ka vendosur ta rikthejë dhe njëherë.

“Sërish tek ky model flokësh, fillimisht e bëra në vitin 2012”, ka shkruar Flaka. Menjëherë kanë reaguar fansat dhe koleget e saj, të cilët e përgëzojnë për guximin. Kujtojmë se së fundmi, Flaka ndau me ndjekësit e saj se si i përballoi problemet shëndetësore dhe ato mendore.