Flaka Krelani inspirohet nga J.Lo për projektin e ri!

Showbiz

Flaka Krelani është një nga artistet shqiptare që gjithmonë komentohet për ‘look-un’ e saj të guximshëm apo format trupore. Këtë herë, vëmendjen e ka marrë kënga e saj më e re me titull ‘Slay’, kjo më tepër për shkak të videoklipit, ku protagoniste është vetë Flaka. Ajo shfaqet tepër provokuese në veshje, mirëpo këngëtarja shqiptare është inspiruar tek videoklipi i Jennifer Lopez, ‘I’m Glad’. Flaka shfaqet një moment me një bluzë të zezë dhe mbathje të zeza, njësoj si Jennifer në videoklipin e saj. Përveç kësaj shumica e lëvizjeve në performancën e këngëtares, duken pothuajse të njëjta si të Lopez. Paraqitja e Jennifer tek videoklipi ‘I’m Glad’ ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga më të komentuarat, gjë që me siguri do të ndodhë edhe me Flakën në këngën e saj të re. Ky detaj nuk është vënë re shumë nga fansat e saj, megjithatë ky projekt është pritur shumë mirë nga publiku.