Fjolla Morina “fshihet” pas Rita Orës.Jep deklaratë publike kundrejt kritikuesve…

Showbiz

Fjolla Morina e ftuar në qytetin e Skënderajt për koncert ka debutuar me një veshje pak ekstravagante. Pavarësisht se bëhet fjalë për një paraqitje skenike duket se ka marrë shumë kritika lidhur me këtë. Të gjithë kritikave për veshjen e saj ajo i ka kthyer këtë përgjigje në Instagram:
Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh të tmerrshme që i referoheshin dukjes dhe performancës time në Skënderaj! Ëaëëëë nuk po i besoja syve tek lexoja disa prej tyre.Me pak fjalë historia është kjo:
Fjolla Morina është një këngëtare performuese e një zhanri të caktuar muzike.Ka një stil të sajin dhe nuk dëmton askënd që zgjedh të performoj në një qytet me një veshje të cilën nuk e ka për herë të parë. Kam performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjithë këngëtaret e zhanrit tim.Për mua të gjitha skenat janë njesoj. Ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV, jo Fjollën që doni ju. Po e theksoj dhe një herë isha mbrëmë në Skënderaj e ftuar si artiste për të performuar, jo për të dhënë intervistë. Por nuk më çudit fakti që kaq shumë ju ka bërë përshtypje veshja ime si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë.Ju keni problem me çdo këngëtare që performon me një trupore. Tani ju ça bëni? Merrni “gura” dhe qëlloni. Të gjitha këngëtaret vishen me një body, këndojnë në Tiranë,Prishtinë, Ferizaj, Gostivar, Tetovë,Prizren.Pse nga ndryshon Skënderai nga të gjitha këto qytete? Unë i këndoj shqiptarëve kudo që janë pa dallim vendi, për mua janë të gjithë publiku im. Pse nuk i lexova këto komente kur këndoja në Prishtinë ose në Tiranë a kudo qoftë ku ka shqiptare?!!! E di çka po ju them, Kosovës nuk i vijnë problemet pse Fjolla këndoi me një body,Kosovës i vinë problemet nga njerëzit e prapambetur të cilët drejtojnë gishtin nga të gjithë, vetëm nga vetja jo. Po po,nga ju që bëni shkrime moraliste e pastaj ju shohim në TV, ku shani e shfryni njëri-tjetrin me fjalorin më të keq që dini. Aty duhet t’i keni kujdes fëmijët jo në një koncert. Faleminderit publikut që ishin aq të shumtë e më keni prit aq mirë! Po ju them dhe të fundit:
Sa për patriote, unë jam 1000 herë më shumë se disa që hiqen të tillë.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on