Fjalët që nuk u dëgjuan nga të gjithë, betimet në altar që përlotën çiftin

Showbiz

premtimittt

Pak para se 300 të ftuarit të ndiznin atmosferën, vetëm 70 duket se patën nderin të qëndronin ulur përballë altarit ku çifti do të betohej ! Ato fjalë nuk u dëgjuan nga shumëkush, por Tring dhe Living nuk kishin si të mungonin dhe sigurisht të mos i ndanin dhe me ju
Orinda:
Turjani im, në momentin e parë që të kam parë nuk e kam menduar kurrë që ti do të bëhesh personi më i rëndësishëm i jetës sime. Këto 10 vite së bashku kanë qenë të mrekullueshmë Turjan Hyska. Unë rashë në dashuri me ty dhe shpejt besova se do të kishim të ardhme me njëri- tjetrin. U binda që ti do të ishe burri i jetës sime, për të cilin do të bëja gjithçka që marrëdhënia jonë të prekte përjetësinë.
Turjani im, ti e di sa shumë e emocionuar kam qenë unë gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk kam pasur kurrë frikëra dhe asnjë ndjenjë tjetër, përveçse lumturisë që ti më ke dhënë dhe kemi pasur gjatë gjithë kohës së bashku. Jam e lumtur shumë që sot po bëhem bashkëshortja jote dhe ti bashkëshorti im dhe do të punoj fort që kjo lumturi të zgjasë përjetësisht, edhe kur të kemi ato rroça poçat tanë që ne do i kemi të shumtë. Dhe kam shumë besim që ti do të jesh bashkëshort i mrekullueshëm dhe një baba i mrekullueshëm për fëmijët tanë. Të dua pafund tweety im, të dua pafund Turjani im.
Turi:
Mua nuk më pëlqen fare idea që më duhet të bëj premtime. Se po e mendoja dhe më duket si punë, zotim që duhen mbajtur është si barrë që mendoj do më lodhë një ditë dhe duhet hequr. Ndërkohë, unë nuk lodhem së kujdesuri për ty, së jetuari çdo ditë me ty, gëzimet, mërzitë, çmenduritë, shpërthimet dhe në fund buzëqeshjen tënde çdo natë. Se, ne kemi një rregull të pashkruar, që çdo gjë që do ndodhë gjatë ditës, do ta zgjidhim se s’bën para se të flejmë. Mund të premtoj çdo gjë dhe ti e di që unë do ta çoj deri në fund, por do të të them vetëm një gjë Orinda Huta: Gjithë jetën tënde do e kaloj duke bërë më të mirën çdo sekondë, që sytë e tu mos ta humbasin shkelqimin që unë e dua pafund. Shpesh njerëzit tremben nga e ardhmja por unë nuk trembem nga e ardhmja dhe e di pse s’kam frike? Sepse përtej kësaj që jam vetë dhe sigurive të mia, në krah kam një krijesë që për mua është magjike dhe që uroj shumë shpejt të jetë nëna e fëmijëve të mi. Dhe do e bëj një premtim meqë e do zakoni: Ne të dy do të jemi familja më e bukur në botë, “sepse kur ka dashni, çdo gjë është e mundur”- thotë Orinda Huta.