Akoma nuk mund ta besojmë se kanë kaluar plot katër vite qëkur Kate Middleton prezantoi para të gjithëve, në hyrje të spitalit londinez ”Lindo Wig”, të voglën Charlotte, e tashmë ajo po ulet për herë të parë në bankat e shkollës. Vetëm dy ditë më parë, duka dhe dukesha e Cambridge shoqëruan princin George dhe princeshën Charlotte në ”Thomas Battersea school” dhe sigurisht që kurioziteti për të ndjekur këtë moment aq solemn të familjes, ishte i madh, njëlloj si çdo gjë tjetër që ndodh me ta.
Ndryshe nga George, i cili kur nisi shkollën, portreti i tij pakëz i pikëlluar dhe i shqetësuar, pushtoi mediat e gjithë botës, Charlotte duket se nuk shqetësohet aspak për këtë ngjarje të re në jetën e saj. E veshur me uniformën e shkollës dhe flokët e kapur bisht, në këtë foto, duket që ajo është çapkënia e familjes.
Megjithatë sipas disa burimeve pranë familjes mbretërore, Charlotte ndihej frikësuar dhe u qetësia vetëm Kate i tha “Mos u shqetëso, George do të ndihmojë në rrugën e duhur “.