Edith Gonzales do të mbetet një nga aktoret më të dashura meksikane. Suksesi që ajo njohu me çdo serial ku interpretoi ka qenë i padiskutueshëm, kudo ku ato janë transmetuar. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Edith komunikonte me fansat e saj në të gjithë botën dhe gjithmonë shprehej entuziaste për jetën duke transmetuar vetëm forcë dhe dashuri.
Dy ishin mesazhet e fundit që ajo shpërndau në instagram për fansat e saj.
“Çdo ditë është një mundësi e re për të dhuruar dashuri. Kjo mund tju duket si klishe, por është e mrekullueshme. Duani çdo sekond, shijoni jetën. Edhe lëvizja më e thjeshtë që bën trupi jonë është simbol i lirisë dhe i dashurisë1 Kështu që argëtohuni sa më shumë”
“Mendoni gjithmonë se jeni të bukur, të zgjuar dhe qenia më e mirë humane. Ndryshimi nis në zemrën tuaj” – shkruante Edith.