Netta është këngëtarja izraelite e cila u shpallë fituese e ‘Eurovizion 2018’ me këngën “Toy”. Nga ajo periudhë këngëtarja është bërë mjaft e famshme për publikun dhe shumë fansa duan ta takojnë në shtetet e tyre. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, faqja “Eurovision Kosovo”, ka pyetur këngëtaren se a do të vizitojë Kosovën dhe përgjigjia e saj ishte mbresëlënëse.
Ajo ka thënë se shpreson shumë shpejt të vijë meqenëse nuk e ka vizituar asnjëherë. “Nuk kam qenë asnjëherë atje. Shpresoj shumë shpejt”, ka shkruar Netta në përgjigjen e saj.