Fituesja e Eurovisionit, shokon me deklaratën e saj: Më kanë kërcënuar për jetën…

Showbiz

netta
Netta Barzilai, fituesja e Eurovision 2018, është përballur këto ditë me një presion të madh mediatik. Me gjithë gëzimin e fitores në Lisbonë, ku ajo kunkurroi me këngën “Toy” dhe me kupën që çoi në Izrael, Eurovizioni për të pati edhe një pjesë të errët, në të cilën, me sa duket, pjesë ka pasur edhe Shqipëria. Netta ka deklaruar se kënga e saj ka një mesazh të rëndësishëm: “Zgjimi i vlerave dhe i pushtetit të gruas për të drejtat e saj në shoqëri. Gjithçka përçohet përmes këngës është një përzierje ngjyrash të lumtura”, – ka thënë artistja pas fitores.

netta2
“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk e kam një përvojë të tillë. Nuk jam politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në qendër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael, por i kam injoruar. Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që dua më shumë në botë dhe kjo e plotëson lumturinë time”,- mësohet të ketë thënë këngëtarja.