Fitorja e Izraelit në konkursin e këngës në Eurovizion 2018 rrezikon të anullohet, pasi një nga kompanitë më të mëdha amerikane “Universal Music Studios” kanë kërcënuar se do të padisin kompozitorët e këngës “Toy” për plagjaturë.Studioja muzikore ka dërguar një njoftim paraprak duke thënë se kënga fituese e Izraelit është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army.
Duke dëgjuar këngët mund të themi se ngjashmëria është shumë e madhe në ritëm dhe në harmoni, çka cënon të drejtat e autorit. Duhet theksuar se në Eurosong këngët duhet të jenë tërësisht origjinale. Nëse kërkesa vërtetohet në gjykatë, ajo mund të skualifikojë të drejtën e ‘Toy’ për të marrë pjesë në Eurovizion dhe të heqë Izraelin si një nga vendet fituese, për rjedhojë ai nuk do të jetë pritës i Eurosongut vitin e ardhshëm.