Divorci i tyre bëri bujë për një kohë të gjatë, kjo edhe për faktin se ai nuk ishte aspak paqësor. Çifti kaluan një proces gjyqësor gjatë të cilit dilnin vazhdimisht akuza të reja për njëri-tjetrin. Johny Depp dhe Amber Heard si përfundim u divorcuan dhe aktorja 31 vjeçare arriti të fitonte plot 7 milionë dollarë nga ky divorc.
Tashmë që të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe aktorja është në pronësi të këtyre milionave, ka vendosur t’i ndajë ato me organizata të ndryshme bamirësie. Kjo gjë pritej, pasi në gusht të 2016-tës, çifti bënë një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhej se pas arritjes së marrëveshjes për divorc, aktorja do të bënte shumë donacione në organizata bamirësie.