Taylor Swift, me gjithë debatet që e rrethojnë, arriti të grumbulloj të ardhurat më të larta që ka fituar ndonjëherë brenda një viti duke ia kaluar sigurisht jo vetëm vetvetes, por edhe gjithë personazheve të famshëm në botë.
185 milionë dollarë për këngëtaren vetëm vitin e kaluar, do të thotë një rritje me plot 131% nga 80 milionëshi i 2018-ës. Këto janë të dhënat e siguruara nga “Forbes”, e cila publikoi dje listën e 100 personazheve publike më të paguar të botës, ku kryeson kantautorja bjonde nga Nashville.
Këtë vit Taylor ia ka kaluar në renditje Kylie Jenner dhe Lionel Messi.