Një ndër reperat më të suksesshëm, Majk, përmes një statusi ka treguar se sa fiton ai përmes Youtube, për një projekt muzikor.
Kohët e fundit këngëtarët gjithmonë e më shumë po i bëjnë publike fitimet e tyre, kjo edhe për shkak të konkurencës.
“Fund” ka qenë kënga e fundit e publikuar nga Majk, e që deri tani ka rezultuar i suksesshëm me ato që ka sjellë në tregun muzikor shqiptar.
Në një javë publikimi ka arritur të marrë më shumë se 3 milion klikime. “E marr një rrogë të Eulex-it çdo muaj nga Youtube”, ka shkruar ai në InstaStory.