Fırat Tanış mohon akuzat e bëra pë ushtrim të dhunës ndaj ish të dashurës

Showbiz

Muajt ​​e fundit aktori Fırat Tanış u akuzua me akuzat se kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj së dashurës së tij, pianistes dhe kompozitores Iklim Tamkan. Së fundmi, aktori të cilin e kujtojmë me portretizimin e kryekomisarit Mehmet Koshaner në serialin “Farah”, është kapur nga kamerat në aeroportin e Stambollit.

Aktori i famshëm ju është përgjigjur pyetjeve lidhur me vërtetësinë dhe me arsyet që çuan në një reagim të tillë, por ai e ka mohuar me bindje mundësinë për një ngjarje të tillë:  “Ne u ndamë, por është e pamundur që diçka e tillë të ketë ndodhur. Kjo është kthyer në një histori surreale, shumë rraskapitëse për mua. Më ka shkaktuar ndjenja të papërshkrueshme. Ata që më njohin e dinë se unë jam një person i vetëdijshëm për përgjegjësinë morale dhe shoqërore, nuk kam frikë të përballem me askënd sepse une dhe ajo e dimë se një situatë e tillë në të vërtetë nuk ka ndodhur”, ka cituar aktori 49-vjeçar.

Gjatë intervistës ai është pyetur edhe për projektet dhe planet e afërta. Duke treguar se sapo ishte kthyer nga Londra, rrëfeu se kjo verë nuk do të kishte pushime për të sepse planet e tij ishin të tjera; projekte dhe shumë punë në sheshxhirim.