Nilperi Shahinkaya, e cila kujtohet me interpretimin e personazhit të ‘Xhansusë’ në serialin “Molla e ndaluar”, apo me atë të ‘Nevinit’ në serialin “Jetë e Re”, duket se ka marrë një kohë pushimi për të rifituar energjitë e reja dhe për ta shijuar çlodhjen e merituar pas punës intensive gjatë sezonit që lam pas, ku aktorja ishte angazhuar vazhdimisht me projekte. Veshur me rrobat e banjës në ngjyrë të kuqe dhe duke kërcyer, ajo duket e mahnitshme, e çlodhur dhe e dashuruar me jetën, ndërsa e përdor këtë periudhë pushimesh, si një kohë rifitimi energjish dhe një hap më pranë punës produktive dhe projekteve të reja në sezonin e ardhshëm.
