Pak kohë më parë Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Burime pranë çiftit kanë treguar për ‘Cosmopolitan’, se Bieber është ndjerë nervoz rreth faktit se nuk ka shkruar një kontratë para se të martohej.Këngëtari ka qenë i shqetësuar pasi ka pasur disa probleme me modelen, por po përpiqen t’i rregullojnë me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se dyshja u martua në shtator të 2018 dhe që prej atëherë Justin po merr medikamente dhe po bën terapi të ndryshme pasi vuan nga depresioni dhe ankthi.Këngëtari është shprehur se nuk i beson askujt tashmë dhe se miqtë e tij i kanë vjedhur muzikën. Në këtë periudhë të vështirë të Bieber, Hailey ka zgjedhur ta mbështesë dhe mos të heqë dorë nga ai.