Nuk është hera e parë që dëgjojmë se Meghan Markle kritikohet për mospërshtatjen me familjen mbretërore. Vetëm para pak javësh ishin miqtë e ngushtë të princit të cilët shprehnin hapur pakënaqësinë për Meghan Markel dhe sidomos të atin, i cili sipas tyre ishte mjaft i thjeshtë për tu përshtatur me familjen mbretërore. Këtë herë duket se është Princ Harry “i pakënaquri” .
Burimet e afërta të familjes mbretërore bëjnë të ditur se ai i ka “ndaluar” dukeshës te vishet me kostum në turin mbretëror që ata do të zhvillojnë në Australi. Meghan do të përzgjidhte një kostum të “Stella Mc Cartney” për mbrëmjen zyrtare të “Down Under” por Princi nuk e ka pëlqyer duke e kritikuar se nuk duhet te vishet më si një yll ‘holliwood-i’ por duhet të fillojë të vishet si një anëtare e familjes mbretërore, thotë një burim për “Daily Mail”.